Një dron sipërfaqësor i dëmtuar u asgjësua sot rreth 80 kilometra në lindje të qytetit Varna, në ujërat e Detit të Zi, nga Forcat Detare të Bullgarisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Droni u zbulua më 15 shtator nga Marina Ushtarake, në bashkëpunim me forcat dhe mjetet aleate. Në operacionin për asgjësimin e tij morën pjesë një helikopter, një motoskaf dhe një anije, dhe u morën të gjitha masat për sigurimin e lundrimit në zonë.
Më 12 shtator, një dron u gjet i hedhur nga deti në plazhin verior të Burgasit. Ndërsa më 12 gusht, u çaktivizua një dron tjetër, i gjetur në një plazh në Sozopoll.
Redaktoi: Miglena Ivanova Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA