LAJME

Artikull

Priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri deri në fund të vitit

Martë, 16 Shtator 2025, 12:43

Metodi Metodiev

Metodi Metodiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi Metodiev. Ai mori pjesë në një mbledhje të komisionit parlamentar të buxhetit, ku u miratua ratifikimi i ndryshimit të dytë të marrëveshjes me Brukselin për planin, raportoi gazetarja Marta Mlladenova. Sipas Metodievit, pagesa e dytë tashmë u dorëzua në Komisionin Evropian, ndërkohë që po punohet paralelisht edhe për pagesën e tretë. Nga 70 masat e nevojshme për dhënien e fondeve, Bullgaria ka përmbushur 65 deri në këtë moment.
Në total, sipas planit për rimëkëmbje, Bullgaria pret të marrë mbi 6 miliardë euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا