Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me Campos; dy sezonet e fundit në Formula 3 po ashtu garoi me ekipin spanjoll, dhe tani do të vazhdojë me ta edhe për vitin e ardhshëm, njofton sportal.bg.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po bëj hapin e radhës në karrierën time dhe po vazhdoj në Formula 2 sërish me Campos Racing. Kjo është një tjetër hap drejt ëndrrës sime dhe do të punojmë edhe më fort për të arritur rezultate të forta,” komentoi Nikolla Collov.
Lexoni më shumë për garuesin bullgar në arkivin e Radio Bullgarisë: