Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit dhe komunikimeve, Grozdan Karaxhov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë "Perspektiva, sfida dhe vizion për zhvillimin e sektorit të ndërtimit", organizuar nga Dhoma e Ndërtuesve në Bullgari. “Kur fondet publike janë të kufizuara, duhet të tërheqim kapitalin privat – një burim që është i disponueshëm përmes fondeve të pensioneve dhe atyre ndërkombëtare. Ky është rrugëtimi për të ndërtuar autostrada, tunele, linja hekurudhore dhe objekte ujore me ritmin që Bullgaria ka nevojë”, tha zëvendëskryeministri. Ai theksoi se hyrja në eurozonë, ku ndodhen “vendet më të arsyeshme dhe më të pasura”, kërkon veprim të mençur dhe të menjëhershëm.
Në planin e përditësuar për koncesionet janë përfshirë një sërë objektesh të reja strategjike, përfshirë: Autostradat “Rila” dhe “Deti i Zi”, Lidhje hekurudhore të shpejta që përshkojnë malin Stara Pllanina, si dhe disa hidrocentrale me pompim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Transportit