LAJME

Artikull

Me një sërë aktivitetesh, po festojmë Ditën e Sofjes

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 02:25

Me një sërë aktivitetesh, po festojmë Ditën e Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

17 shtatori është festa e qytetit të Sofjes, si dhe dita kur nderohen Shenjtorеt martirе: Besa (Vjara), Shpresa (Nadezhda), Dashuria (Ljubov) dhe nëna e tyre Sofia. Qyteti e ka marrë emrin nga bazilika “Shën Sofia”, e vendosur në qendër të kryeqytetit, një nga kishat më të vjetra funksionale në Evropë.
Sofja e feston ditën e saj me një sërë aktivitetesh kulturore dhe ceremoniale: përpara kishës "Shën Sofia" do të mbahet një ceremoni solemne për ngritjen e flamurit të qytetit të Sofjes, si dhe do të zhvillohet një shërbesë fetare (ujë i bekuar), në sheshin përballë katedrales "Shën Aleksandër Nevski" do të mbahet koncerti festiv "Sofja tingëllon me besim, shpresë dhe dashuri", me hyrje të lirë. Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, Galeria e Arteve e Qytetit, si dhe degët e tyre ofrojnë hyrje falas për vizitorët gjatë ditës. Do të zhvillohen gjithashtu ture me autobus të dykatësh "Discover Sofia" në pjesën qendrore të qytetit, të shoqëruara me biseda për historinë e qytetit. Do të ketë aktivitete festive edhe në pika të ndryshme të qytetit.
Lexoni më shumë për kryeqytetin e Bullgarisë – Sofje nga arkivi ynë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا