MUZIKË

Artikull

"Bulevardi" – Sofja në sytë e këngëtarit dhe kompozitor Mihaill Bellçev

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 02:55

Mihaill Bellçev

Mihaill Bellçev

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975.
Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në atë kohë, një grup krijuesish mblidheshin shpesh në shtëpinë e saj, pranë urës ikonike të Sofjes – Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Aranzhimin e parë të këngës e krijoi Hristijan Pllatov, ndërsa në versionin më të ri, aranzhimi është i Georgi Denkovi. Mbi këtë version u xhiruar edhe një film i veçantë. Në të shfaqet edhe djali i Mihaill Bellçevit – Konstantin, i cili atëherë ishte shumë i vogël, ndërsa tani gjithashtu këndon këngë të tijat origjinale.
Lexoni më shumë për këngëtarin në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا