Artikull
Nis fushata kombëtare “Ndiq rrugën e verës”
Mërkurë 17 Shtator 2025 07:42
Mërkurë, 17 Shtator 2025, 07:42
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministri i turizmit i Bullgarisë, Mirosllav Borshosh, prezantoi në Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) fillimin e fushatës kombëtare “Ndiq rrugën e verës” (Wine leads the way), që synon të promovojë turizmin e verës në Bullgari. Kjo nismë vjen në prag të edicionit të nëntë të Konferencës Globale për Turizmin e Verës, që do të mbahet në Plovdiv, në muajin tetor. “Ky lloj turizmi deri tani zhvillohej në mënyrë të pavarur, pa mbështetje reale dhe të dukshme nga shteti — gjë që ne duam ta ndryshojmë”, u shpreh ministri Borshosh. Ai theksoi gjithashtu se prodhimi bullgar i verës është në një nivel jashtëzakonisht të mirë.
Nga ana tjetër, Petja Minkova nga Organizata Bullgare për Turizmin e Verës tha: “Ne jemi krenarë për organizimin e kësaj konference. Qëllimi është të bashkohemi dhe të paraqesim një strategji për zhvillimin e industrisë së verës.”
Aktualisht, në Bullgari janë të regjistruara 354 kantina vere, prej të cilave rreth 170 janë aktive dhe prezantohen në mënyrë të vazhdueshme.
Lexoni më shumë për traditat e lidhura me verën në Bullgari në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Turizmit
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova