SHOQËRI

Artikull

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë tashmë është nën kujdestarinë e Ambasadës Bullgare

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 09:48

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë tashmë është nën kujdestarinë e Ambasadës Bullgare

FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Tiranë

Madhësia e shkronjave

Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator, njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. “Për herë të parë, shkolla do të funksionojë nën kujdestarinë e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri – një hap që forcon misionin e saj si një qendër kulturore dhe arsimore për komunitetin bullgar”, thuhet në njoftim.
“Emocion të veçantë shkaktoi fakti që shkolla tashmë ndodhet brenda ambienteve të Ambasadës Bullgare në Tiranë, e cila po kthehet në një shtëpi të përbashkët për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe shpirtit bullgar. Kulmi i ngjarjes ishte momenti simbolik kur mësuesja Milena Selimi hapi zyrtarisht vitin e ri shkollor me tingullin e ziles shkollore tradicionale – një simbol i mbushur me ngrohtësi dhe shpresë”, shkruhet në njotim.
Ambasada e Bullgarisë shprehu mirënjohje të veçantë për mësuesit, për përkushtimin e tyre, për prindërit – për mbështetjen, dhe për nxënësit – për entuziazmin dhe kuriozitetin me të cilin ata nisin udhëtimin drejt dijes dhe ruajtjes së identitetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ambasada e Bullgarisë në Tiranë