POLITIKË

Artikull

Bullgaria është ndër vendet që nuk pranojnë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 10:44

Bullgaria është ndër vendet që nuk pranojnë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në Bruksel të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së. Veprime të ngjashme priten gjithashtu nga Italia, Çekia, Austria, Hungaria dhe Gjermania, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Elementi kryesor i paketës së kufizimeve tregtare, për shkak të luftës në Gaza, është mundësia e pezullimit të tregtisë preferenciale në bazë të Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit. Kjo është një marrëveshje me vlerë mbi 42 miliardë euro, nga të cilat 37% janë me kushte preferenciale.
Megjithatë, kancelari gjerman Friedrich Merz dha sinjal se vendi i tij nuk është i gatshëm të mbështesë një paketë të plotë masash ndëshkuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për aleancën strategjike mes Berlinit dhe Tel Avivit, e cila është ndërtuar mbi baza historike të lidhura me Holokaustin, thekson "Politico".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا