LAJME

Artikull

Presidenti Radev: "DPS-Fillimi i Ri" po kontrollon gjithnjë e më shumë mbajtësin e mandatit

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 12:09

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev ka hedhur poshtë propozimin e qeverisë për të emëruar Denjo Denev si kryetar të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Aktualisht Denev është i emëruar përkohësisht në këtë pozicion. Sipas Radev, koalicioni i shërben partisë së Deljan Peevskit, "DPS-Fillimi i Ri". Duke komentuar votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të "dështimit në politikën e sigurisë", Presidenti komentoi se partitë kanë zëvendësuar votën e zgjedhësve përmes koalicionit aktual qeverisës: "Ai i shërben një force politike që po kontrollon gjithnjë e më shumë, dhe në mënyrë demonstrative, jo vetëm mbajtësin e mandatit, por edhe të gjithë qeverinë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv