LAJME

Artikull

Uzina ushtarake në Sopot: Jo vetëm kompania, por edhe Bullgaria po kompromentohet

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 14:17

Uzina ushtarake në Sopot: Jo vetëm kompania, por edhe Bullgaria po kompromentohet

FOTO: VMZ-Sopot

Madhësia e shkronjave

Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe ushtarake shtetërore në vendin tonë, deklaron se informacioni i paraqitur në video nuk korrespondon me të vërtetën.
Kompania kundërshton fuqimisht përdorimin e këtij informacioni të rremë dhe të anshëm për qëllime politike. "Ekziston rreziku i kompromentimit jo vetëm të kompanisë, por edhe të Republikës së Bullgarisë si partner euroatlantik", thuhet në qëndrimin e VMZ-Sopot, raportoi BNR Horizont.
Të hënën, Presidenti Rumen Radev njoftoi se do të informojë autoritetet kompetente për shkeljet dhe abuzimet në VMZ-Sopot, ku koncerni gjerman Rheinmetall planifikon të ndërtojë fabrika për barut dhe predha artilerie 155 milimetërshe. Njoftimi i qëllimit të kreut të shtetit erdhi pas takimit të tij me ish-punonjës të VMZ-Sopot dhe gazetarin Stanisllav Canov - autor i videos mbi këtë temë.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, e akuzoi Radevin se po përpiqet të pengojë marrëveshjen me Rheinmetall. Presidenti e mohoi këtë pretendim, duke deklaruar se ai vetë e solli Rheinmetall në Bullgari.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: VMZ-Sopot