Artikull
Të enjten, parlamenti do të votojë për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov
Mërkurë 17 Shtator 2025 14:36
Mërkurë, 17 Shtator 2025, 14:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u njoftua pas përfundimit të debateve që zgjatën më shumë se shtatë orë sot, 17 shtator, nga kryetarja e seancës parlamentare, Nikoleta Kuzmanova. Tema është: "Dështimi i qeverisë në sektorët e sigurisë së brendshme dhe drejtësisë, që çon në një thellim të problemit me shtetin e pushtuar, në mungesë drejtësie".
Projekti për votim iu dorëzua Asamblesë Kombëtare me iniciativën e "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe u mbështet nga "Morali, Uniteti, Nder" (MEÇ) dhe "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë" (APS). "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" njoftuan se do ta mbështesin atë në votimin në sallën plenare. Kabineti "Zheljazkov" mbështetet në parlament nga koalicioni midis GERB, BSP dhe ITN, si dhe nga "DPS - Fillimi i Ri".
"Një ushtrim i pakuptimtë, një humbje kohe. U thashë atyre se sa kohë ka mbetur - 3 vjet e 3-4 muaj deri në fund të mandatit. Kaq do të jetë mandati", komentoi në kreu i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا