LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 18 shtator 2025

Vjeshta po afrohet, por temperaturat mbeten të larta gjatë ditës

Mërkurë, 17 Shtator 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 18 shtator 2025

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në Sofje, mëngjesi do të nisë me rreth 8°C. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të herëpashershme, të cilat në shumë zona do të zvogëlohen, duke lënë vend për mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, e cila në verilindje do të jetë përkohësisht e fuqishme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°C, ndërsa në kryeqytet - rreth 24°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë vranësirë e ndryshueshme, ndërsa në disa zona do të ketë moti me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 23 dhe 26°C, ndërsa uji i detit do të mbetet i ngrohtë, rreth 23–24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë i ulët, deri në 2 ballë.
Në zonat malore, pritet mot kryesisht me diell, megjithëse do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale në 1200 metra lartësi do të jenë rreth 15°C dhe në 2000 metra - rreth 8°C.
Të premten, era do të ulet në shumë zona. Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura minimale që do të lëvizin nga 5-6° në lugina deri në 16-17° përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 22 dhe 27° C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES