MUZIKË

Artikull

"Çdo vit në të njëjtën kohë" - një koncert special nga këngëtarja Bellosllava

Enjte, 18 Shtator 2025, 03:05

"Çdo vit në të njëjtën kohë" - një koncert special nga këngëtarja Bellosllava

FOTO: arkiv personal

Madhësia e shkronjave

Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov - kontrabas, dhe Mlladen Dimitrov - Mr. Moon - perkusionist, baterist dhe DJ. Programi do të përfshijë muzikë nga 25 vitet e fundit, në të cilat Bellosllava ka krijuar këngët e saj me shumicën e këtyre muzikantëve.
Publiku do të shijojë gjithashtu dokumentarin e shkurtër "Kjo jam unë" - një prodhim i përbashkët i Bellosllavës dhe regjisorit Ivan Moskov. Filmi është një histori intime për pastërtinë dhe udhëtimin krijues të këngëtares. Ky është një tjetër bashkëpunim midis Bellosllavës dhe Ivan Moskovit, i cili është regjisor i videoklipeve për këngët e saj “Supergirl” me Zahari Baharov dhe "Çdo vit në të njëjtën kohë" me Orlin Pavllov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal, Facebook/Beloslava

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا