LAJME

Artikull

Një polic vdiq gjatë ruajtjes së një bllokade proteste pranë parlamentit

Enjte, 18 Shtator 2025, 08:27

Një polic vdiq gjatë ruajtjes së një bllokade proteste pranë parlamentit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përpara votimit të mocionit të pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, deputetë të opozitës nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” bllokuan hyrjen drejt oborrit të brendshëm të parlamentit. Ata deklaruan se nuk do t’i pengonin deputetët të hynin në ndërtesën e Kuvendit Popullor apo në sallën plenare, por kërkuan që të hynin duke ecur më këmbë. Aksioni u organizua në shenjë mbështetjeje për të ndaluarit për korrupsion – kryetarin e bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, dhe ish-nënkryetarin e bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov. Sipas opozitës, ata janë të burgosur politikë.
Gjatë hyrjes në parlament, lideri i “Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë – Fillim i Ri”, Deljan Peevski, u përfshi në debate verbale me deputetët pjesëmarrës në bllokadë, raportoi BTA.
Ndërkohë, në orët e mëngjesit, gjatë sigurimit të protestës para parlamentit, një polic pësoi arrest kardiak dhe më pas ndërroi jetë në spital, njoftoi agjencia BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا