LAJME

Artikull

Zgjerohen mundësitë për kompanitë private të operojnë në hekurudhat

Enjte, 18 Shtator 2025, 09:09

Stacioni Hekurudhor Kërxhali

Stacioni Hekurudhor Kërxhali

FOTO: Bozhidar Çollakov

Madhësia e shkronjave

Parlamenti bullgar miratoi përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Transportin Hekurudhor. Ndryshimet përafrojnë legjislacionin kombëtar me kërkesat e direktivave evropiane, pasi Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje ndaj Bullgarisë, për shkak të rregullimit të pamjaftueshëm të pjesëmarrjes së kompanive private në sektorin hekurudhor.
Partitë "Vëzrazhdane", "MEÇ" dhe "Veliçie" kritikuan ndryshimet, duke argumentuar se ato lejojnë dhënien me koncesion të aktiviteteve fitimprurëse shtetërore, ndërsa aktivitetet me humbje do t’i ngelen kompanive shtetërore.
Deputetët miratuan gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Postare, gjithashtu në lexim të dytë, me të cilat u vendos që “Posta Bullgare” të vazhdojë të kryejë shërbimin universal edhe për pesë vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se kompania do të vazhdojë të shpërndajë letrat dhe pakot standarde në të gjithë vendin, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bozhidar Çollakov