SPORT

Artikull

Kombëtarja e volejbollit do të luajë në 1/8 e finales Ditën e Pavarësisë

Enjte, 18 Shtator 2025, 10:32

Kombëtarja e volejbollit do të luajë në 1/8 e finales Ditën e Pavarësisë

FOTO: volleyballworld.com

Madhësia e shkronjave

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë.
Ndeshja do të luhet pikërisht në Ditën e Pavarësisë – festën kombëtare të Bullgarisë, më 22 shtator (e hënë), në orën 10:30 të mëngjesit. Fituesi i këtij takimi do të përballet me ekipin që do të fitojë ndeshjen mes Sllovenisë dhe SHBA-së, e cila është planifikuar për orën 15:00, po atë ditë.
Bullgaria arriti deri në fazën e 1/8 të finales pas një serie fitoresh të forta: me 3:0 kundër Gjermanisë dhe Kilit, si dhe me 3:2 sete kundër Sllovenisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: volleyballworld.com