Artikull
Fëmijët do të mund të raportojnë dhunën nga telefonat e tyre celularë
Enjte 18 Shtator 2025 12:01
Enjte, 18 Shtator 2025, 12:01
Borisllav Gucanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fëmijët do të jenë në gjendje të raportojnë nëse ata ose bashkëmoshatarët e tyre bëhen viktima të dhunës, përmes aplikacionit celular CyberKidz Patrol, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Ai do të jetë i disponueshëm për shkarkim në fillim të tetorit. Informacioni i vetëm që do të kërkohet është një numër telefoni.
"Kjo i ndihmon vërtet fëmijët që përmes telefonit të përfshihen në parandalimin e agresionit dhe ta raportojnë", tha Kallojan Ganev, kryetar i Këshillit të Fëmijëve, i cituar nga BTA. Për shembull, nëse një fëmijë sheh një shok klase që ngacmohet në shkollë, ai do të jetë në gjendje ta raportojë atë dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve do ta kontrollojë atë. Nëse është e nevojshme, do të kontaktohen institucione të tjera - policia, zyra e prokurorit, shërbimet sociale.
Aplikacioni do të përmbajë gjithashtu informacione të dobishme për fëmijët, lajme dhe ngjarje interesante për ta, duke përfshirë klipet informative të Agjencisë Kundër Përdorimit të Substancave të Rrezikshme.
Vitin e kaluar Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve mori 6640 raportime për fëmijë në rrezik.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA