LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Para ditëve festive, dielli do të zëvendësojë mëngjesin e ftohtë

Enjte, 18 Shtator 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet rreth 24°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 23 deri në 26° C. Uji i detit është 23-24° C. Valët në det do të jenë deri në 2 ballë.

Në male do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 19° C, ndërsa në 2000 m rreth 12° C.

Të shtunën do të jetë kryesisht me diell, në orët e mëngjesit në disa zona të rajoneve lindore do të ketë vranësira të pakta, ndërsa në lugina - mjegull afatshkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°, më të ulëta në lugina, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë midis 24 dhe 29°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا