Artikull
Festa e Balonave mbi Bellogradçik do të zgjasë një muaj të tërë
Premte 19 Shtator 2025 03:05
Premte, 19 Shtator 2025, 03:05
FOTO: Bashkia e Bellogradçikut
Madhësia e shkronjave
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra aventura në livadhin “Panairishteto”, i cili ndodhet vetëm katër minuta larg qendrës së qytetit.
Fluturimet dhe ngjitjet panoramike do të pasurohen me një program aventure - një safari me xhip midis shkëmbinjve, piknikë, shëtitje dhe lojëra në natyrë, koncerte dhe degustime vere dhe Bell Muzh. Lartësia maksimale e fluturimit do të jetë deri në 2000 m mbi nivelin e detit. Një ritual me verë do t'i presë pjesëmarrësit pas mbërritjes së tyre në livadh.
Festa e Balonave do të zgjasë një muaj të tërë për herë të parë për shkak të interesit të madh. “I gjithë ekipi ynë prej 15 personash është i angazhuar seriozisht dhe me kapacitet maksimal me ekzekutimin e ngritjes së gjithsej pesë balonave”, tha organizatori Evtim Stefanov për BTA. Sipas tij, ka interes për ngjarjen nga e gjithë Evropa. “Presim që të na bashkohet edhe një australian, i cili ka mësuar për këtë vend unik. Shkëmbinjtë e Bellogradçikut dhe rajoni i magjepsin të gjithë ata që i vizitojnë dhe vijnë për të fluturuar”, shtoi ai.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Bellogradçikut
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva