LAJME

Artikull

Sofja do të përdorë inteligjencën artificiale për prokurimet publike

Premte, 19 Shtator 2025, 07:52

Sofja do të përdorë inteligjencën artificiale për prokurimet publike

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bashkia e Sofjes po teston tashmë një asistent eksperimental me inteligjencë artificiale (IA), i cili do të ndihmojë kontrollet e prokurimeve publike. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e bashkisë. Qëllimi është që procesi të bëhet sa më transparent dhe i paanshëm.
IA do të kontrollojë specifikimet teknike dhe kushtet e mundshme kufizuese ose kërkesat jo-konkurruese. Përdorimi i IA-së do të zvogëlojë rrezikun e kthimit të dokumenteve për korrigjime në një fazë të mëvonshme dhe do të shkurtojë kohën për dhënien e çmimeve.
Versioni eksperimental tashmë përfshin ligjet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me prokurimet publike, tregon bashkia. Testet e para tregojnë rezultate të shkëlqyera. Hapi tjetër është përmirësimi i mjetit dhe aplikimi i tij në proceset e punës së Bashkisë së Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا