SHOQËRI

Artikull

Kryeministri dekoroi nxënësit bullgarë që fituan medalje në olimpiadat e shkencave natyrore

Premte, 19 Shtator 2025, 08:59

Kryeministri dekoroi nxënësit bullgarë që fituan medalje në olimpiadat e shkencave natyrore

FOTO: olympicbg.org

Madhësia e shkronjave

Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që fituan medalje në olimpiadat ndërkombëtare të shkencave natyrore në vitin 2025.
"Medaljet tuaja, 8 prej të cilave janë ari, janë një arritje e jashtëzakonshme. Njohuritë tuaja individuale do t'ju lejojnë të jeni specialistë të vërtetë, njerëz - humanistë, gjë që është edhe fryma e olimpizmit dhe na bën të ndihemi krenarë dhe pjesë e këtij emocioni, të cilin do ta shpërblejmë me këto diploma sot", tha Zheljazkov.
9 ekipet kombëtare në matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjuhësi, informatikë, astronomi, gjeografi dhe inteligjencë artificiale i sollën vendit tonë 39 medalje nga garat më prestigjioze botërore: tetë ari, 14 argjendi dhe 17 bronzi, kujton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: olympicbg.org

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا