LAJME

Artikull

Policia kufitare bullgare është gjithashtu një shkollë për policinë kufitare evropiane

Premte, 19 Shtator 2025, 13:03

Anton Zllatanov

Anton Zllatanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Përfitimi nga stërvitjet e përbashkëta të strukturave të sigurisë është i jashtëzakonshëm, dhe demonstrimi i sotëm ishte një simulim realist i incidenteve që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë muajve të fundit... Mendoj se rojet kufitare bullgare janë, ndoshta, një shkollë edhe për rojet kufitare evropiane. Kjo është njohur nga partnerët tanë." Këtë e deklaroi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare, komisari i përgjithshëm Anton Zllatanov, i cili ndoqi stërvitjen detare të "Policisë Kufitare" për luftimin e krimit ndërkufitar, raportoi BTA.
Zllatanov theksoi se "Policia Kufitare" punon pa ndërprerje – 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në tokë dhe në det. Sipas tij, përveç trajnimit fillestar gjatë pranimit në detyrë, të gjithë punonjësit i nënshtrohen trajnimeve të përditshme, javore dhe mujore. "Trajnimi më i madh është puna e përditshme dhe pa pushim – sepse realiteti është mësuesi më i mirë", nënvizoi Zllatanov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا