Artikull
Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova
Premte 19 Shtator 2025 13:21
Premte, 19 Shtator 2025, 13:21
Ruzha Ignatova
FOTO: Facebook / Dr. Ruja Ignatova
Madhësia e shkronjave
Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane, dyshohet se ka krijuar një skemë mashtruese të tipit piramidë financiare me kriptomonedhën OneCoin, për të cilën kërkohet prej vitesh. Aktakuza ndaj Ignatovës, e vetëshpallur si “mbretëresha e kriptovalutave”, përfshin 600 faqe. Në të janë identifikuar 17 500 viktima, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 57 milionë euro. Ajo ndodhet në listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga FBI, si dhe në listën e personave më të kërkuar nga Evropol, raportoi DPA, e cituar nga BNR Horizont.
Ignatova, kompania e së cilës kishte seli në qytetin Greven të Gjermanisë Perëndimore, është zhdukur pa gjurmë që nga viti 2017. Më 25 tetor të atij viti, ajo ka udhëtuar nga Sofja drejt Athinës, dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Dr. Ruja Ignatova
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا