Qyteti piktoresk Elena ndodhet në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, në të ashtuquajturin Ballkani i Elenës, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti mesjetar i Bullgarisë –Veliko Tërnovo.
Централния площад „Христо Ботев“
FOTO: Росица Петкова
Është një destinacion i domosdoshëm për vizitorët e pasionuar pas historisë bullgare, të cilët dëshirojnë të shëtisin nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të mrekullohen nga arkitektura e saj e bukur e periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare.
Сградата на Даскалоливницата – най-старото класно училище в България
FOTO: Росица Петкова
Një nga ndërtesat më emblematike është ajo e shkollës së parë klasike në Bullgari për përgatitjen e mësuesve. Një nga nxënësit e parë të saj ishte poeti i shquar Petko Sllavejkov.
Kjo shkollë u themeluar në vitin 1843 nga Ivan Momçillov.
Църквата „Свети Никола“ – най-старият храм в Елена
FOTO: Росица Петкова
Kisha më e vjetër në qytetin Elena është “Shën Nikolla”, për të cilën ekzistojnë dokumente të shkruara që datojnë nga viti 1518. Në vitin 1800 ajo u shkatërrua nga osmanët, por u rindërtua përsëri vetëm për 40 ditë në vitin 1804.
Църквата „Успение Богородично“, изградена през 1838 г.
FOTO: Росица Петкова
Pranë saj ndodhet kisha madhështore “Fjetja e Hyjlindëses”, e ndërtuar tërësisht prej guri në vitin 1838.
Kulla e kambanores u ndërtua më vonë, në vitin 1912.
Një tjetër atraksion i njohur në Elena është Kulla e Sahatit, e ndërtuar në vitin 1812 nga një mjeshtër i panjohur dhe që ngrihet në një lartësi prej 12.5 metrash.
Menjëherë pranë saj ndodhet edhe monumenti i
gazetarit amerikan Januarius MacGahan, i cili luajti një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e mizorive gjatë shtypjes së Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 dhe ishte një mbrojtës i zjarrtë i kauzës kombëtare bullgare.
Музей по палеонтология
FOTO: Росица Петкова
Një fakt interesant është se në Elena ndodhet edhe një Muze i Paleontologjisë, që është pjesë e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ai është i vendosur në Shtëpinë e Popnikollovit – një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, që daton nga periudha e Rilindjes Kombëtare Bullgare.
Училище-паметник „Иларион Макариополски“, строено между 1925 г. и 1937 г.
FOTO: Росица Петкова
Художествена галерия
FOTO: Росица Петкова
Паметник на отец Сава Катрафилов, участник в българското национално-освободително движение
FOTO: Росица Петкова
Местното читалище „Напредък 1863“
FOTO: Росица Петкова
Къщата на Петко Тодоров
FOTO: Росица Петкова
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Rosica Petkova