LAJME

Artikull

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Premte, 19 Shtator 2025, 15:23

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të rregullt të FMN-së. FMN gjithashtu këshillon vendosjen e sistemit të multifondeve dhe heqjen e kufirit maksimal të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas kreut të misionit të FMN-së, Fabian Bornhorst, ekonomia bullgare aktualisht po funksionon mbi potencialin e saj, çka kërkon masa për stabilitet fiskal. Ai rekomandoi që në vitin 2026 të ulën shpenzimet publike me 1% të PBB-së dhe të rriten kontributet me 1%. Bornhorst theksoi gjithashtu se përfitimet sociale duhet të jenë të targetuara.
Sipas FMN shpenzimet buxhetore duhet të zhvendosen nga rritja e pagave në sektorin publik drejt investimeve. Duhet të kufizohet rritja e pagave në sektorin shtetëror dhe të shkëputen disa pagesa sociale nga paga minimale dhe rritja e saj automatike. Të përmirësohet mbledhja e akcizave dhe të rriten taksat mbi pasuritë e paluajtshme. FMN i sheh këto masa si mënyra për të siguruar qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe përdorim më efikas të burimeve publike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA