Artikull
Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike
Shtunë 20 Shtator 2025 02:05
Shtunë, 20 Shtator 2025, 02:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje.
Vizitorët do të kenë mundësinë jo vetëm t’i shohin, por edhe t’i provojnë disa nga modelet e makinave të ekspozuara. Festivali do të zgjasë gjatë gjithë ditës, me shumë aktivitete argëtuese, ndërsa në mbrëmje planifikohet një shfaqje me drita dhe makina, që do të mbahet për herë të parë në Burgas, njofton bashkia.
Sipas autoriteteve vendore, Burgasi është një nga qytetet udhëheqëse në Bullgari për infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA