LAJME

Artikull

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Shtunë, 20 Shtator 2025, 02:55

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

FOTO: Radioja Bllagoevgrad

Madhësia e shkronjave

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni Rakovec prodhohet hudhra më e mirë në Bullgari, e njohur për kokat e mëdha. Ky produkt jashtëzakonisht i shijshëm dhe i qëndrueshëm është krenaria e banorëve lokalë, të cilët e konsumojnë atë në mëngjes, drekë dhe darkë, na siguron faqja zyrtare e fshatit.
Mysafirët e festivalit i presin muzikë, valle, kuzhinë autentike dhe një treg shumëngjyrësh fermerësh, me pjesëmarrjen e prodhuesve të hudhrës, mjaltit, produkteve të qumështit dhe specialiteteve vendore.
Përveç hudhrës, Dollni Rakovec është i njohur edhe për ujin e tij mineral. Rreth 50–60 metra në lindje të shtëpive të fundit të fshatit, nga nëntë burime buron ujë mineral me temperaturë 32–34°C. Uji i ngrohtë del nga një thellësi prej rreth 600–700 metrash, ka një përmbajtje të lartë karbonati (gur gëlqeror) dhe ndihmon në trajtimin e disa sëmundjeve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Radioja Bllagoevgrad

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا