FOLKLOR

Artikull

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Shtunë, 20 Shtator 2025, 04:05

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

FOTO: festivalnaslivata.com

Madhësia e shkronjave

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit. Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës. Filloi edicioni i 32-të i këtij manifestimi dhe do të zgjasë deri më 22 shtator në qytetin Trojan dhe në fshatin Oreshak.
Festivali nisi që në Ekspozitën Kombëtare të Zanateve Popullore në fshatin Oreshak në vitin 1993. Që nga viti 1997, festa zhvillohet paralelisht edhe në qytetin e Trojanit. "Çdo vit festivali mbledh mijëra vizitorë dhe banorë vendas dhe këtë vit do të ofrojë një program të pasur, të dedikuar kulturës vendase, artizanateve, produkteve të ndryshme të kumbullës dhe muzikës.

FOTO: Facebook /Български фестивал на сливата

Koncerte nga Toni Dimitrova dhe Petja Paneva, me “Rrugën e Zanateve” të zgjeruar dhe akoma më interesante, konkursi për rakinë më të mirë shtëpie nga kumbulla dhe gatime me kumbull, takim me kuzhinierin më të famshëm televiziv në vend – Uti Bëçvarov, degustimi i marmelatës tradicionale të kumbullës së rajonit, si dhe demonstrime dhe surpriza të veçanta – të gjitha këto për vizitorët e Festivalit Bullgar të Kumbullës, premton nënkryetari i bashkisë së Trojanit.

FOTO: Facebook /Български фестивал на сливата

Këtë vit festa do të jetë edhe më e gjallë dhe argëtuese edhe nëpërmjet teknologjive të reja. Në aplikacionin telefonik GoTroyan (i disponueshëm për Android dhe iOS) ju pret një lojë interaktive me realitet virtual dhe shumë surpriza.

FOTO: Facebook /Български фестивал на сливата

Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: festivalnaslivata.com, Facebook / Festivali Bullgar i Kumbullës (arkiv)

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov