Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në shtator në rrugën "Oborishte", u shtruan për herë të parë “Tavolinat e Mëdha” – si pjesë e një nisme afatgjatë dhe shumë njerëzore. Një vend ku fqinjë të panjohur u ulën bashkë në një tavolinë të gjatë 60 metra, dhe ushqimi i sjellë nga secili u bë shkak për biseda, afrimitet, njohje dhe miqësi.
FOTO: Facebook /Голямата Маса
Më 20 shtator do të mbahet edicioni i fundit për këtë vit, me moton "Një komunitet". Për këtë rast të fundit, tavolina do të jetë dyfish më e madhe – 120 metra, fqinjët do të jenë më të shumtë dhe ndërkombëtarë, dhe programi do të jetë më i pasur – premtojnë organizatorët. Janë përgatitur shumë aktivitete, lojëra dhe performanca muzikore që do ta kthejnë të shtunën e çdo kalimtari në qendër të Sofjes në një përjetim të paharrueshëm dhe të ngrohtë. Ngjarja fillon në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 22:00 – me hyrje të lirë.
FOTO: Facebook /Голямата Маса
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello