SHOQËRI

Artikull

Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan

Dielë, 21 Shtator 2025, 04:05

Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan

FOTO: nokkbg.org

Madhësia e shkronjave

Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e tyre të mëdha nëpër kullotat e gadishullit Ballkanik, sipas faqes së Shoqatës Ndërkombëtare të Qenit Karakaçan.
Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan

FOTO: nokkbg.org

Jetëgjatësia mesatare e kësaj race është 10–12 vjet, dhe ka nevojë për lëvizje të shumta dhe hapësira të mëdha. Sipas specialistëve, qeni karakaçan nuk është i përshtatshëm si kafshë shtëpiake, por është një kafshë bujqësore që ndihet e plotësuar vetëm kur "punon" – ruan tufa ose ndërtesa.
Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan
Cilësitë e jashtëzakonshme të punës e bëjnë qenin karakaçan të kërkuar si nga fermerët në Bullgari, ashtu edhe nga jashtë vendit. Qentë më të mirë të kësaj race do të mund të shihen këtë të diel, më 21 shtator, në Tubimin Kombëtar Tradicional të Qenit Karakaçan në fshatin Trigrad, në Bullgarinë Jugore, rajonin e Smoljanit.
Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan
Kafshët do të vlerësohen nga Dr. Asen Uzunov, kryetar i komisionit të gjykimit pranë Shoqatës Ndërkombëtare të Qenit Karakaçan, ndërsa përfaqësuesit më të mirë do të marrin çmime të veçanta. Është parashikuar edhe një program i pasur folklorik me performanca speciale që do të shoqërohen nga melodia tradicionale e gajdes së Rodopeve.
Fshati Trigrad është mikpritës i Tubimit Kombëtar të Qenit Karakaçan
Për të qenë pjesë e kësaj feste, mjafton të kesh një qen karakaçan – ose thjesht dashuri për racën më bullgare të qenit.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Organizata Kombëtare për Qenin Karakaçan, BTA

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov