SHOQËRI

Artikull

Dita e Dyerve të Hapura në Provadia-Kriporja

Dielë, 21 Shtator 2025, 05:20

Foto: Qendra urbane dhe parahistorike e nxjerrjes së kripës Provadia-Kriporja

Foto: Qendra urbane dhe parahistorike e nxjerrjes së kripës Provadia-Kriporja

Madhësia e shkronjave

Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të nxjerrjes së kripës dhe të jetesës urbane në Evropë.

FOTO: Праисторически солодобивен и градски център Провадия-Солницата

Të interesuarit për të vizituar “shtëpinë e parë të monedhave” në tokat evropiane do të kenë mundësi të shohin nga afër objektin arkeologjik dhe të dëgjojnë fakte interesante për prodhimin e kripës, për lindjen dhe zhvillimin e vendbanimit. Për vizitorët më të vegjël do të organizohet një kënd për fëmijë. Hyrja është falas.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook / Qendra urbane dhe parahistorike e nxjerrjes së kripës Provadia-Kriporja (arkivë)