Himni i Pavarësisë për herë të parë u dëgjua në Burgas

Hënë, 22 Shtator 2025, 03:05

Himni i Pavarësisë për herë të parë u dëgjua në Burgas

FOTO: archives.bnr.bg

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe interpretuar vetëm një orë pas marrjes së telegramit për shpalljen e Pavarësisë në Tërnovo.
Për shumë vite, kjo vepër kishte mbetur e harruar, por u gjet në arkivat e kompozitorit dhe u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Më shumë mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë: Himni i Pavarësisë, krijuar më 22 shtator 1908.
Pëgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: archives.bnr.bg

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov