LAJME

Artikull

Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të Pavarësisë bullgare

Hënë, 22 Shtator 2025, 07:09

Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të Pavarësisë bullgare

FOTO: BGNES, arkiv

Madhësia e shkronjave

Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi manifestin me të cilin Bullgaria shpallej mbretëri e pavarur. Sipas traditës, në kalanë "Carevec" në qytet, flamuri bullgar ngrihet me një ceremoni ushtarake. Në festime do të marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalia Kiselova.
Në mbrëmje, në orën 19:30, në sheshin "Mbreti Aseni I" do të zhvillohet një ceremoni solemne me fishekzjarrë. Një paradë festive dhe koncerte janë pjesë e programit kulturor në ish-kryeqytetin bullgar. Në paradën që do të nisë nga "Carevec" drejt qendrës së qytetit do të marrin pjesë orkestra frymore ushtarake nga Bullgaria, Greqia dhe Turqia – pjesëmarrës në Festivalin e 18-të Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore Ushtarake që po mbahet në Veliko Tërnovo. Pas paradës, ata do të performojnë përpara godinës së bashkisë.
Dhjetëra zejtarë po prezantojnë artizanatin e tyre në pazarin e vjetër të Samovodska Çarshia.

FOTO: БТА- архив

Festimet po zhvillohen edhe në mbarë vendin. Në Sofje, kremtimi do të fillojë në orën 11:00 përpara monumentit “Pavarësia e Bullgarisë” në sheshin “Princi Aleksandër I”. Ndër pjesëmarrësit në program janë Garda Kombëtare, kuarteti “Svetogllas”, Orkestra Frymore e Sofjes pranë Qendrës Kulturore “Iskër” të qytetit, dhe të tjerë.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv, BTA - arkiv,

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا