LAJME

Artikull

Kryeministri Rosen Zheljazkov ndodhet në Nju Jork për sesionin e 80-të të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ai do të jetë i ftuar në një pritje për komunitetin bullgar në Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë

Hënë, 22 Shtator 2025, 07:39

Aeroplani me të cilin delegacioni bullgar mbërriti në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 21.09.2025

Aeroplani me të cilin delegacioni bullgar mbërriti në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 21.09.2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, pritet që ai të mbajë një fjalim para Asamblesë dhe të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësues të shteteve të tjera, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të biznesit. Është planifikuar gjithashtu edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres. Në përbërje të delegacionit bullgar janë edhe ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev, ministri i drejtësisë Georgi Georgiev, ministri i shëndetësisë Silvi Kirilov, ministri i energjetikës Zheço Stankov dhe ministri i punës dhe politikës sociale Borislllav Gucanov. Tema e sesionit të sivjetshëm është: “Më mirë së bashku: 80 vjet dhe përtej, në emër të paqes, zhvillimit dhe të drejtave të njeriut”.
Me rastin e 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, kryeministri Zheljazkov do të jetë i ftuar i veçantë në pritjen zyrtare për komunitetin bullgar, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA