Artikull
Kryetarja e Kuvendit Popullor: Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë një shtet të begatë
Hënë 22 Shtator 2025 10:22
Hënë, 22 Shtator 2025, 10:22
Natalija Kisellova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo.
“Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm atëherë mund ta ndërtojmë shtetin tonë si një vend të begatë, të respektuar dhe të preferuar nga të rinjtë”, theksoi ajo në fjalimin e saj. Ajo e cilësoi shpalljen e pavarësisë si “hapin e tretë pas Çlirimit dhe Bashkimit drejt idealit kombëtar – që të gjithë bullgarët të jenë të lirë, të bashkuar dhe të barabartë me popujt e tjerë.” Kisellova nënvizoi se pas mbrojtjes diplomatike të pavarësisë dhe njohjes së saj nga Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje, Bullgaria u shfaq në skenën ndërkombëtare si një shtet i barabartë, i aftë të zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht në mënyrë të pavarur.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto:
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا