Artikull
Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit
Hënë 22 Shtator 2025 11:57
Hënë, 22 Shtator 2025, 11:57
FOTO: volleyballworld.com
Madhësia e shkronjave
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të parë që nga viti 2010, Bullgaria renditet mes tetë skuadrave më të mira në botë.
Aleksandër Nikollov ishte lojtari më efikas për Bullgarinë, duke realizuar 19 pikë – 17 nga sulmi, një nga bllokada dhe një as. Martin Atanasov kontribuoi me 9 pikë, ndërsa kapiteni Aleks Grozdanov me 8. Skuadra e trajnerit Gianlorenzo Blengini përfundoi në vendin e parë në Grupin E, pas fitoreve ndaj:Gjermanisë (3:0), Sllovenisë (3:2) dhe Kilit (3:0.)
Tani Bullgaria pret të mësojë kundërshtarin në çerekfinale, që do të jetë fituesi i ndeshjes mes SHBA-së dhe Sllovenisë, e cila zhvillohet sot në orën 15:00 me orën bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: volleyballworld.com
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا