LAJME

Artikull

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Hënë, 22 Shtator 2025, 14:38

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”.
Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të Shoqatës Aksionare “Toplofikacia Sofia” në rrjetin e ngrohjes, të cilat do të zhvillohen gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit – pra, gjatë gjysmës së sezonit të ngrohjes. Nga kompania deklaruan se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në mënyrë të njëpasnjëshme në pjesë të ndryshme të lagjes për deri në 15 ditë.
Ndërkohë, banorët e lagjes Gorubljane protestojnë me kërkesën për përfundimin e kanalizimit të lagjes së tyre.
Përpara gazetares Evelina Stojanova, protestuesit thanë se planifikojnë të mbajnë bllokimin e trafikut deri në orën 20:00. Aktualisht, lejohet kalimi i automjeteve të transportit publik dhe ambulancave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا