LAJME

Artikull

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Hënë, 22 Shtator 2025, 15:27

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin.
Në Plovdiv, përvjetori u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe një rikrijim historik të ngjarjeve të vitit 1908. Dhjetëra qytetarë të Plovdivit dhe vizitorë të qytetit morën pjesë në festimet që u mbajtën në sheshin me të njëjtin emër – “22 Shtatori”.

FOTO: БТА

“Gjyshi i gjyshit tim ishte luftëtar vullnetar – opëllçenec, gjyshi im ishte oficer i madhërisë së tij, Mbretit Ferdinand – kjo është uniforma e tij origjinale”, ndau për BNR Plovdiv Sava Kufarov, një nga pjesëmarrësit në rikrijim.

FOTO: Община Бургас

Në Burgas, priftërinj të klerit ortodoks vendas mbajtën një lutje festive për mirëqenien e vendit.

FOTO: Община Бургас

Në sheshin “Atanas Sirekov” u ngritën flamujt e Bullgarisë, të Komunës së Burgasit dhe të Bashkimit Evropian.

FOTO: Община Бургас

FOTO: Община Бургас

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të garnizonit ushtarak të Burgasit, si dhe organizatave të veteranëve të ushtrisë.

FOTO: БТА

Ndërkohë në Varna, përvjetori i 117-të i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u përkujtua me një ceremoni solemne, e ndjekur nga një valle tradicionale, ku qytetarët u bashkuan me valltarët e Ansamblit Folklorik “Varna”.

FOTO: БТА

Në qytetin Kjustendill, nderimi për heronjtë e Pavarësisë u shpreh me vendosjen e kurorave dhe luleve pranë monumentit “Bullair”.

FOTO: БТА

Një roje nderi u formua nga anëtarët e klubit “Tradita” pranë Vatrës Kulturore “Gjeneral Vlladimir Zaimov”.

FOTO: БТА

Programi festiv nisi me ngritjen e flamurit kombëtar bullgar, nën tingujt e himnit, të ekzekutuar nga Orkestra Frymore profesionale e Bashkisë së Kjustendilit.

FOTO: БТА

Lexoni më shumë për Ditën e Pavarësisë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Burgas

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا