LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Vjeshta nis me diell dhe temperatura 27–32°C

Hënë, 22 Shtator 2025, 16:15

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë nga 8° deri në 13°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C.
Të martën moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 27° deri në 32°C, në Sofje rreth 29°C.
Në male moti do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Në lartësi 1200 metra temperatura do të jetë rreth 23°C, në 2000 metra rreth 16°C.
Në bregdet moti do të jetë me diell, ndërsa paradite priten vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24° deri në 27°C. Temperatura e ujit të detit është 23°–24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا