Artikull
Sofja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të agresionit dhe provokimeve ruse
Martë 23 Shtator 2025 06:36
Martë, 23 Shtator 2025, 06:36
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria i bën thirrje Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë provokimet ndaj fqinjëve të saj dhe agresionin kundër Ukrainës, si dhe të respektojë rreptësishtë të drejtën ndërkombëtare dhe Statusin e Kombeve të Bashkuara. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, gjatë një deklarate të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, mbajtur në Nju Jork, në lidhje me shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore të Estonisë nga pala ruse, njofton BTA.
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme shprehu shqetësim të thellë për incidentin e datës 19 shtator 2025, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të armatosur, depërtuan thellë në hapësirën ajrore të Estonisë – një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s. Ky është shkelja e katërt e tillë që nga fillimi i vitit dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, theksohet në deklaratë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg