LAJME

Artikull

Filloi stërvitja ndërkombëtare e avionëve të transportit ushtarak

Martë, 23 Shtator 2025, 10:56

Filloi stërvitja ndërkombëtare e avionëve të transportit ushtarak

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi për avionë të mëdhenj që fluturojnë ulët mbi vend në ditët në vijim dhe siguroi se kjo nuk duhet t'i shqetësojë njerëzit. Stërvitja ndërkombëtare e fluturimit, Ushtrimi Evropian Spartan 2025 (ESE 25), u hap zyrtarisht më 23 shtator në Bazën Ajrore Bezmer. Bullgaria është mikpritëse e stërvitjes deri më 3 tetor.
Në ESE 25 marrin pjesë ushtarakë dhe avionë ushtarakë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Lituania, raporton BGNES.Këtë vit, përveç pjesëmarrësve tradicionalë me avionë C-27J Spartan, për herë të parë merr pjesë edhe një avion spanjoll Casa C-295. Ekuipazhet do të praktikojnë qasjet taktike të uljes, uljet e trupave dhe ngarkesave, si dhe evakuimin aero-mjekësor në aeroportet Bezmer dhe Çeshnegirovo.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا