LAJME

Artikull

Një delegacion parlamentar bullgar viziton Japoninë

Martë, 23 Shtator 2025, 12:22

Një delegacion parlamentar bullgar viziton Japoninë

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Një delegacion parlamentar bullgar, i udhëhequr nga Zëvendëskryetarja e Asamblesë Kombëtare dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë Bullgari-Japoni, Raja Nazarjan, po viziton Japoninë me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit japonez Fukushiro Nukaga. Delegacioni përfshin deputetët Denica Nikollova (GERB-SDS), Daniel Lorer (PP-DB), Maja Dimitrova (BSP - E Majta e Bashkuar) dhe Toshko Jordanov ("Ka një popull të tillë").
Përveç bisedimeve në parlamentin japonez, janë planifikuar edhe takime me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë Hisayuki Fujii dhe Ministrin e Shtetit për Ekonomi, Tregti dhe Industri të Japonisë Masaki Ogushi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا