Artikull
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova: Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin e saj tatimor
Martë 23 Shtator 2025 14:19
Martë, 23 Shtator 2025, 14:19
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë dhe rekomandimet e dhëna. "Tatimet në Bullgari mbeten të pandryshuara, qeveria nuk duhet të përballet me një detyrë të ngjashme as këtë vit dhe as vitin tjetër", ishte kategorike Petkova, duke saktësuar se rekomandimi për futjen e taksimit progresiv mbi të ardhurat nuk propozohet për herë të parë nga FMN-ja. Informacioni është i korrespondentes sonë në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljankova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا