Artikull
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve përgjatë kufijve lindorë të BE-së
Martë 23 Shtator 2025 14:47
Martë, 23 Shtator 2025, 14:47
Ministri Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, konfirmoi sot në Veliko Tërnovo lajmin që u njoftua nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Rainier.
Më shumë qartësi do të jetë e disponueshme pas videokonferencës së ministrave të mbrojtjes të planifikuar përdatën 26 shtator, tha ministri ushtarak për Radion Kombëtare Bullgare, pa saktësuar më shumë parametra mbi iniciativën, e cila pritet të përfshijë shtetet anëtare të BE-së më të afërta me Rusinë.
"Të gjitha vendet do të bashkohen me mjetet që kemi dhe me ato të reja që duhet të sigurojmë. Po flasim për mjete teknike që BE duhet të sigurojë së bashku me të gjitha shtetet anëtare", tha Zaprjanov, njoftoi korrespondentja jonë në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljyankova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا