LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 24 shtatorin 2025

Pas mëngjesit vjeshtor, gjatë ditës do të ketë ende temperatura verore

Martë, 23 Shtator 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 24 shtatorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të ultësirave, në orët e para të mëngjesit, shikueshmëria do të jetë e reduktuar. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu – verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°C, ndërsa në kryeqytet – rreth 28°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, mëngjesi do të jetë me mjegull, ndërsa pasdite deri kryesisht me diell. Temperaturat maksimale të ajrit dhe të ujit të detit do të jenë nga 22 deri në 24°C. Deti do të jetë i trazuar lehtë, me dallgë deri në 2 ballë.
Në male, moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi mbidetare do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 m rreth 16°C.
Të enjten, me forcimin e erës nga verilindja, do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë, duke shkaktuar ulje të temperaturave ditore me 5–7°C. Do të ketë shtim të ndjeshëm të vranësirave, dhe në disa zona – kryesisht në rajonet lindore dhe malore – priten reshje të dobëta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا