POLITIKË

Artikull

Bullgaria iu bashkua deklaratës së përbashkët të OKB-së të 35 vendeve mbi Ukrainën

Mërkurë, 24 Shtator 2025, 08:42

Bullgaria iu bashkua deklaratës së përbashkët të OKB-së të 35 vendeve mbi Ukrainën

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Kaja Kallas, ata deklaruan në emër të 35 vendeve të BE-së dhe një numri vendesh partnere se "bashkësia ndërkombëtare duhet të mbetet e bashkuar në mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës".
"Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur - ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe diplomatikisht. Vetëm një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, mund t'i japë fund këtij agresioni. Ne i nxisim të gjithë partnerët globalë të përdorin ndikimin e tyre dhe të ushtrojnë presion maksimal mbi Rusinë për t'i dhënë fund menjëherë luftës", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPJ