SPORT

Artikull

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Mërkurë, 24 Shtator 2025, 10:30

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë për Kupën e Botës më 11 tetor. Ndeshja do të luhet në Sofje në orën 21:45.
Dimitrov pason Ilian Iliev, i cili dha dorëheqjen si trajner i futbollistëve bullgarë pas humbjeve 0:3 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë në fillim të kualifikimeve të Kampionatit botëror. Kontrata e Dimitrov është për 2 vjet.
"Të mëdhenjtë në futbollin bullgar po heqin dorë nga lojtarët bullgarë. Aktualisht, shumica e lojtarëve në skuadrën kombëtar janë titullarë në ekipet e tyre. Ne kemi bërë hapin, por gjithçka nuk mund të ndodhë papritur", tha Georgi Ivanov dhe pranoi se nuk pret mrekulli nga Aleksandër Dimitrov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA