LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Universiteti i Dakotës së Veriut do të kryejnë studime për metale të rralla në vendin tonë.

Mërkurë, 24 Shtator 2025, 12:09

Bullgaria dhe Universiteti i Dakotës së Veriut do të kryejnë studime për metale të rralla në vendin tonë.

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Holding-u Energjetik Bullgar, në bashkëpunim me Universitetin e Dakotës së Veriut, SHBA, do të kryejnë kërkime mbi metalet e rralla të tokës. Kjo është parashikuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar mes tyre gjatë vizitës së një delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov, në SHBA me rastin e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Nënshkrimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e industrisë minerare bullgare, por edhe për përparimin teknologjik të Bullgarisë dhe SHBA-ve”, komentoi Zheljazkov. Ai theksoi se, përmes zhvillimit të potencialit shkencor të Universitetit të Dakotës së Veriut, vendi ynë mund të shfrytëzojë më mirë potencialin e tokës bullgare, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: me.government.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا