LAJME

Artikull

Ministri i jashtëm para B4: Zgjerimi i BE-së është një përparësi e natyrshme për ne

Mërkurë, 24 Shtator 2025, 14:49

Ministri i jashtëm para B4: Zgjerimi i BE-së është një përparësi e natyrshme për ne

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në formatin B4 (të vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë). Fokusi i takimit ishte integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, konektiviteti rajonal dhe mobiliteti ushtarak në rajon. Georgiev theksoi se Bullgaria po punon në mënyrë aktive për zgjerimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, për përmirësimin e lidhjeve energjetike dhe digjitale, me qëllim rritjen e mundësive ekonomike, transportuese dhe energjetike për të gjithë rajonin. Ai theksoi gjithashtu interesin e përbashkët strategjik për zgjerimin e BE-së, pavarësisht dallimeve në qëndrimet kombëtare.
“Jam i bindur se e ndajmë të njëjtin qëndrim për rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimit të të drejtave të personave që i përkasin pakicave kombëtare, si elemente thelbësore të procesit të zgjerimit”, deklaroi Georgiev. Ai kujtoi gjithashtu se Bullgaria vazhdon të mbështesë konsensusin evropian të arritur në korrik 2022 dhe nuk do të pranojë veprime nga Shkupi që synojnë ta anashkalojnë atë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg